Thaçi: George H.W. Bush ia bëri të qartë Serbisë se Kosova është “vijë e kuqe” për SHBA-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Millosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA.

“Popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Thaçi.