Thaçi: FSK sot është forcë profesionale e standardeve të NATO-s

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës ka parakaluar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Më këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu është drejtuar ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”.

Kreu i shtetit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës sot është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, derisa ka shtuar se po punojnë shumë për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

“Sot është një kënaqësi e veçantë të jem këtu me ju në mesin tuja, në këtë ditë të veçantë, në këtë moment specialë dhe historikë. Këtë ditë po shënojmë 20 vjetroni e lirisë, sot kujtojmë gjithë dëshmorët e lirisë. Kujtojmë me nderime dhe respekt komandantin legjendar Adem Jasharin, kujtojmë sakrificën e çdo qytetari. 20 vite të përfundimit të gjenocidit të spastrimit etnik të shtetit ë Serbisë. Shënojmë kthimin e qytetarëve të kthyer në Kosovës, mbylljen e kapitullit të vuajtjeve, ardhjen e kapitullit të shpresës e angazhimit për një jetë më të mirë. Të dashur ushtarë gëzuar juve nderime dhe respekt për punën tuja”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë.

“Sot FSK është e mëshiruar për liri dhe gatishmëri për të mbrojtur paqen për çdo qytetarë të Kosovës. FSK sot është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, është forcë multietnike. Të nderuar ushtarë këto ditë kujtojmë të kaluarën dhe shikojmë nga e ardhmja. Kemi arritur shumë në këto vite, kemi pasur sfida jo të lehta, kemi krijuar shtetin, kemi formuar aspiratën tonë të re, kemi realizuar aspiratën për liri, tani po punojmë për anëtarësim në NATO. Kemi ndërtuar marrëdhënie me të gjithë fqinjët. Po punojmë seriozisht që të jemi. Po punojmë për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Serbinë. Dëshirojmë të mbyllim kapitullin e kaluar dhe të hapim kapitullin për të ardhmen. Kjo është aspirata jonë, kjo është detyra jonë për të ardhmen”, ka thënë Thaçi.