Thaçi: Formimi i komisionit për Tribunalin, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.Këtë deklaratë, Thaçi e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët sot kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë