Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Zyra e Presidentit përmes një komunikate njofton se Thaçi ka përmendur KFOR-in si institucionin më të besueshëm të sigurisë.
“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
Në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë, njofton Presidenca.







