Thaçi: Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare

Presidenti i Kosovës, ka uruar koalicionin shqiptar për fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.

“Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Është dëshmia më e freskët se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali”.

“Urime!”.

Koalicioni shqiptar me në krye Nikë Gjeloshaj nga numërimet e mbrëmshme të votave ka fituar 16 mandate nga 32 në Komunën e Tuzit.