Dialogu

Thaçi e Vuçiq nisin takimet në orën 18:00 në Bruksel

Takimet mes Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, fillojnë në orën në 18:00.

Dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, fillojnë takimet e tyre prej orës 18:00.

Takimi i sotëm u konfirmua të mërkurën nga Zyra e Mogherinit, e cila sot takon dy presidentët, fillimisht në takime të ndara, e më pas së bashku.

“Në takim pritet që dy liderët ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën për të arritur një marrëveshje të dyanshme për normalizim, e cila është kyçe për rrugën evropiane të këtyre dy shteteve”, thuhej në njoftimine djeshëm të Zyrës së Mogherinit.

Takimi i fundit mes dy presidentëve është mbajtur në fillim të shtatorit. Që nga atëherë palët nuk kanë pasur takime bilaterale në Bruksel.