“Thaçi e Veseli do të kthehen triumfues”, Enver Hoxhaj flet pas vizitës në Hagë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Pas vizitës në Qendrën e Paraburgimit të Speciales, Hoxhaj ka thënë se ata do të dalin triumfues edhe në Hagë, përcjell Demokracia.com.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin.”, ka shkruar Hoxhaj.