Thaçi e telefonon Pal Lekajn nga Haga, ja për çka biseduan

Ish- deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka treguar që sot ka biseduar me Presidentin Hashim Thaçi.

Thaçi e ka uruar Lekajn për festën e Krishtlindjeve, ndërsa ky i fundit e ka falenderuar për kohën dhe mundësinë e telefonuar, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë që Presidenti Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, kurse Lekaj thotë se së shpejti do të shihen në Kosovë së bashku me luftëtarët tjerë./Ballkani.info./