Thaçi e pëlqen idenë e bashkimit të Mitrovicës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në kazermën e FSK-së, duke kaluar kohë me ushtarët.
Thaçi iu shërbeu ushqim ushtarëve në kuzhinën e kazermës, ku u shpreh krenar për kohën sa ishte ushtarë, përcjell Ballkani.info.
Duke u bazuar në zhvillimet e fundit, ku kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka inicuar një petecion në lidhje me bashkimin e Mitrovicës, Thaçi e ka mbështetur këtë ide duke thënë se do t’i pëlqente po të ndodhte një gjë e tillë.
Kujtojmë se kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri ditë më parë kishte marrë përgjigje negative nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal rreth inicimit për bashkimin e Mitrovicës, duke ia mohuar këtë të drejtë.
Por përkundër përgjigjes negative, Bahtiri ditën e sotme ka thënë se ‘nuk do të lë gur pa lëvizur deri në bashkimin e Mitrovicës’.
Burime të Ballkani.info brenda qeverisë, kanë thënë se një iniciativë e tillë është jo ligjore dhe se kufijtë administrativ janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe për ndryshimin e tyre, duhen votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Ballkani.info/