Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së”, thuhet në komunikatë.

Derisa Thaçi është takuar me Mogherinin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur në Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së në Prishtinë ka thënë se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë Mogherinit udhëheqjen e dialogut. /Ballkani.info