Thaçi e Lushtaku shkojnë për çaj tek Kadri Veseli (FOTO)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me ish-luftëtarin Sami Lushtaku vizituan mbrëmë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi e Lushtaku pinë çaj në konakun e Veselit, fotografitë janë publikuar nga një familjar i Veselit sipas Jepi Zë.

Kujtojmë se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngritur një propozim-aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit me dyshimin për krime lufte.