Thaçi: E kam përzë nga zyra një kryeministër të Shqipërisë që më ka sjell planin për ndarje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në vitin 2002, në zyrën e tij kishte shkuar një nga kryeministrat shqiptar dhe i kishte prezantuar planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës, të cilin Thaçi tha se e ka përzë nga zyra.

Në një intervistë për TV Klan, në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë “luftë mund të ketë, por cenim të territorit jo”.

Ai ka folur për një korrigjim historik të kufirit, me idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. “Ndarje jo, shkëmbim jo, asociacion jo, as krijim të ‘Republika Srpska’ në Kosovë. Kur janë bërë zhurma për këtë, unë kam shkuar vet e kam vizituar Liqenin e Gazivodës”, tha ai I pyetur pse Vuçiqi do ta pranonte idenë e tij që Kosovës t’i jepet Lugina Kosovës, Thaçi tha se nuk e ka shqetësim homologun e tij serb.

“Nuk e kam shqetësimin e homologut tim në Serbi. Satisfakcion për Vuçiqin është integrimi në BE. Serbia nuk mund të ec përpara drejtë BE-së pa e njohur Kosovën”, tha ai. Thaçi tha se në vitin 2002 ka shkuar në zyrën e tij njëri nga kryeministrat shqiptar, ku ia ka dorëzuar një plan serb për ndarje të Kosovës, të cilin e ka përzë nga zyra.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë ka ardhur në zyrën time në Prishtinë dhe me ka sjell një plan të Gjingjiqit për ndarje të Kosovës dhe unë e kam përzë nga zyra ime. Ai plan përfshinte vetëm ndarje të Kosovës, që përfshinte veriun e Kosovës, deri në Mitrovicë. Ai kryeministër ka ardhur në emër të Gjingjiqit, i kam tha ec nga këtu, je në adresë të gabuar”, tha ai.