Thaçi e Haradinaj së bashku për Krishtlindje, a është ky mesazh i fuqishëm për Kurtin? FOTO

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaci, së bashku, kanë marrë pjesë në pritjen e Krishtlindjes në Katedralën “Nënë Tereza”.

Haradinaj ka thënë se kjo festë duhet kremtuar ashtu siç shqiptarët e kanë traditë t’i shënojnë festat e tilla, të bashkuar të gjithë.

“Për shumë mot Krishtlindjet, qofshim bashkë e i gëzofshim bashkë, ashtu si shqiptarët. Më i mirë është me qenë bashkë e me i gëzuar bashkë si e ka traditë shqiptari. Festat tona shqiptare, edhe Krishtlindjet edhe Bajrami, edhe Pashkët, i festofshim bashkë”, tha Haradinaj.

Aty, ai është parë pranë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, derisa bisedonin gjatë kësaj ceremonie.

Ndërkaq aty ishte edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, por ai nuk pati kontakt me dy krerët shtetërorë.