I Dërguari Special i presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell ka treguar se presidenti Thaçi e ka informuar se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Serbinë më 27 qershor.
Grenell ka shkruar se Thaçi e ka informuar për anulimin e udhëtimit në Uashington pas njoftimit nga Zyra e Prokurorëve Special.
Ai ka thënë se Thaçi ka marrë vendim të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të zgjidhen.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar ai në Twitter.







