Thaçi: Do të punojë që korigjimi i kufijve të ndodhë

Në Prishtinë po mbahet konferenca “Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mundësitë dhe përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë.

Kjo është konferenca e dytë që mbahet pasi që muaj më parë është mbajtur dhe një konferencë me temën e njejtë.

Në këtë konferencë po merr pjesë dhe Presidenti Thaçi i cili tha se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje ligjërisht e obligueshme me Serbinë . Ai më tej shtoj se korigjimi i kufijve ka përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës, përcjell Ballkani.info

“Thaçi: Korigjimi i kufijve ka arritur përkrahjen më të madhe nga qytetarëve të Kosovës”
Bashkangjitja e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit është kërkesë historike e qyeterarëve të Luginës dhe se unë do të punoj që kjo të ndodh.

“Mbi 80% e qytetarëve e mbështesin bashkangjitjen e Luginës së Presheves me Kosovën”, tha Thaçi./Ballkani.info/