Thaçi: Do të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e dhunës në Kosovë

Nën patronatin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është mbajtur ceremonia “Java për të drejtat e viktimave të krimit” me moton “ Drejtësi për viktimat, ndëshkim për kryerësit”.

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka shprehur angazhimin për funksionimin e shtetit ligjor, duke thënë se kanë themeluar edhe zyrën për mbrojtjen e viktimave të krimit me qëllim të ofrimit të mbrojtjes ligjore për këtë kategori.

“Do ndërmarrim të gjitha masat e nevojshëm që viktimat e dhunës të trajtohen si duhet sepse ka krijuar në sistem të duhur ligjor, është bërë mjaft punë, por duhet edhe më tutje të bëhet që mos të merrem pastaj vetëm me rastet post-mortum. Akterët duhet të reagojnë me kohë kur është në rrezik jeta e njeriut. Dua të inkurajoj edhe familjarët që ta lajmërojnë dhunën ndaj fëmijëve të tyre”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve është obligim thelbësor i të gjithëve.

Duke folur për Ligjin e kompensimeve të viktimave të krimit Thaçi tha se ligji synon që t’iu dal në krah grave dhe fëmijëve.

“Në Kosovën që po ndërtojmë dhuna në familje nuk do lejohet në Kosovë dhe është obligim i të gjitha institucioneve që rastet të trajtohen dhe kryesit e viktimave të krimit të dënohen”.

Kreu i shtetit tha se do kërkojnë drejtësi për çdo viktimë të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland u shpreh se është koha që institucionet që i kanë obligim t’i mbrojnë viktimat e krimit.

Duke kërkuar që t’u ofrohet sa më shumë mbështetje për këto viktima, Hyland tha këtë vit Kosova pa raste të dhunës në familje, ku ato ishin parandaluese e jo të fshihen, por duhet një reagim me kohë institucional.