Thaçi: Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për ish-senatorin Richard Lugar

Presidenti Thaçi, i cili sapo ka arritur në Berlin, ka shprehur pikëllimin e tij me vdekjen e ish-senatorit Richard Lugar.

Thaçi ka thënë se ish-senatori Richard Lugar ka bërë shumë për Kosovën në ditët më të vështira për popullin tonë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të!”, ka thënë Thaçi.