Thaçi: Diaspora jonë në Gjermani i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar me bashkatdhetarë tanë në kryeqytetin gjerman.

Në Ambasadën e Kosovës në Berlin, Thaçi dhe Haradinaj, kanë diskutuar me diasporën kosovare për nevojat e tyre dhe kontributin shumë dekada të tyre për Kosovën.

“Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Thaçi.