Paris

Thaçi dhe Vuçiq më 11 nëntor takohen në Paris?

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiq ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.