Thaçi dhe Veseli bëjnë homazhe te përmendorja e personave të zhdukur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë bërë homazhe tek përmendorja kushtuar personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë vendosur lule në nder të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj pritet të vijë për t’i nderuar ata në diten e fundit të këtij viti.