Thaçi dhe Pompeo flasin për dialogun dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti Thaçi është takuar gjatë Lutjeve të Mëngjesit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Përmes një postimi, Thaçi ka thënë se sekretari Pompeo i ka rikonfirmuar edhe një herë përkrahjen e plotë të SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.