Gjatë ditës së sotme, në një restaurant në Prishtinë janë parë duke u takuar për ‘drekë’ presidenti Hashim Thaçi, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, si dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

I pranishëm ka qenë edhe Rrahim Pacolli.

Ballkani.info ka raportuar për këtë drekë.

Në përfundim të takimit, Behgjet Pacolli është parë duke e përqafuar presidentin Thaçi, gjë që tregon së ndërmjet tyre ekziston një marrëdhenie më ndryshe se ndërmjet liderëve tjerë. /Ballkani.info/