Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, tre dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu.
Në njoftimin e tij, presidenti Thaçi thotë se “pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu. Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë. Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur. HTH”, ka shkruar Thaçi.







