Thaçi dekoron me Urdhrin Heroinë e Kosovës, në trevjetorin e vdekjes nënë Aza Thaçi-Ferizi

Presidenti i vendit ka dekoruar në tre vjetorin e vdekjes së saj, nënën Aza Thaçi- Ferizi me  Urdhrin Heroinë e Kosovës për guximin, trimërinë, humanizmin e treguar gjatë gjithë luftës.

 “Nga duart e nënës Azë jo vetëm që u ushqyen ushtarët e UÇK-së, por, kontributi i saj ishte përcaktues edhe në vitet e hershme të veprimit ilegal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shtëpia e nënës Azë, në Plluzhinë, ishte strehë e përkujdesjes dhe besnikërisë. Ajo ishte simbol i rezistencës dhe vlerave të një nëne shqiptare. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Ballkani.info/