Thaçi dekoron banorët e Çegranit me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot me “Urdhrin e Lirisë” banorët e Çegranit.

“Për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, sot kam dekoruar banorët e Çegranit me “Urdhrin e Lirisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999. Një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit”.

loading…