Thaçi dekoron Arqipeshkvin e Tivarit me medaljen “Shën Tereza”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi me medaljen presidenciale “Shën Tereza” Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes.

“Me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” dekorova Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes. Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

loading…