Pas takimit që liderët e Ballkanit perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së mbajtën në Bruksel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media.

Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është mbështetur nga vendet e rajonit dhe të BE-së, që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se do të punohet bashkë me grupin negociator që kjo marrëveshje të arrihet.

“Do të punojmë me ekipin negociator që javët apo muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte njohje nga Serbia dhe nga 5 shtete të BE-së. Liderët e rajonit dhe shteteve anëtare të Bashkimi Evropian, kanë mbështetur arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në mënyrë që kjo marrëveshje të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon” ka thënë Thaçi, transmeton Ballkani.info.

Thaçi gjithashtu ka folur edhe për letrën e presidentit Trump, të cilën ka thënë se duhet vlerësuar pasi paraqet qëndrimin e SHBA-së.

Ndër të tjerash ai ka thënë se nuk beson se ka lider në Kosovë që i thotë ‘jo’ kësaj letre pasi që sipas tij, jemi liderë shumë të vogël në Kosovë që t’a kundërshtojmë letrën e presidentit Trump që paraqet qëndrimin e SHBA-së. /Ballkani.info/