Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para takimeve që do të zhvilloi në Uashington, ka folur për mediat lidhur me rëndësinë e vizitës dhe për përmbajtjen e takimeve që do t’i ketë me sekretarin e Shtetit, Mike Pompoe, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, kongresmenit dhe senatorë të shumtë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në SHBA do të ketë takime të shumta dhe se qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit, para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pasi që jemi në hapat e fundit të mundësisë së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, është e domosdoshme prania ime në Uashington për t’u koordinuar me miqtë e përjetshëm të Kosovës për arritjen e një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që ajo të jetë efektive, e implementueshme dhe arritjen e një konsensusi më të madh ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi para takimit me sekretarin Mike Pompoe.

Ai po ashtu ka theksuar se në këtë kohë është e rëndësishme që do të ketë një konsensus edhe përbrenda Kosovës, duke shfrytëzuar momentumin e krijuar për arritjen e marrëveshjes me Serbisë.

Sipas tij, marrëveshja do të garanton njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe OKB.