Thaçi bashkë me Pacollin shkojnë për vizitë te Ilir Meta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku  me kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin janë takuar sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Ai ka shkruar se ishte kënaqësi e veçantë që sot ka pritur Thaçin dhe Pacollin.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, ka shkruar Meta.