Thaçi (AUVK): Nga sot Kosova është e lirë nga gripi i shpezëve

Gjatë së enjtes Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka njoftuar se pas vlerësimeve profesionale dhe ekzekutive lidhur me paraqitjen e gripit të shpezëve i njëjti pas një periudhe ka arritur që të menaxhohet mirë.

Pra, gripi i shpezëve ka arritur të mposhtet.

Kështu edhe vendimi i AUVK-ut për ndalimin e importimit e shpezëve është shfuqizuar.

Kjo u konfirmuar edhe nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi.

Thaçi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se fermerët janë të liruar që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre përfshirë edhe importimin.

“Nga dita e sotme të gjithë fermerët shpezëtarë të Kosovës janë të lirë që të tregtojnë shpezët e tyre por gjithmonë duke respektuar kushtet sanitare dhe ligjore dhe hapësirat zyrtare të tregtimit”.

“Ne si autoritet shtetëor kemi treguar nivel të lartë të profesionalizmit. Kemi treguar një përkushtim shumë të madhe sepse është një virus shumë i rrezikshëm. Dhe ne ia dolëm që një kohë shumë të shkurtër kohor që faktikisht nga dita e sotme të jemi të lirë nga ky virus”.