Thaçi: Ata që kërcënojnë Kosovën, s’do ta shkelin këtë vend

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë parakaluar sot në nderë të Epopesë së UÇK-së. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është storje e suksesshme, dhe secili qytetar duhet të ndjehet krenar me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Por, sipas tij, “ata që kërcënojnë Kosovën s’do ta shkelin këtë vend”.

“Ata që e kërcënojnë Kosovën duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë, se ata që e kërcënojnë vendin tonë, nuk do të shkelin vendin tonë, por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në territorin e tyre”, tha Thaçi.

Thaçi tha se “sot kujtojnë plagët e invalidëve të luftës, kontributin e veteranëve dhe gjithë atyre që ranë për liri e pavarësi”.

Ai shtoi se Kosova e ka të qartë rrugën e vet përpara që është në rrugë të drejtë euroatlantike.

“Sot institucionet më të larta shtetërore nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe, nderojnë familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashiri, Hamzen dhe gjithë të rënët me 5,6,7 mars në Prekazin heroik. Heroizmi i Jasharjave mobilizoi botën shqiptare kudo. Heroizmi i Jasharajve dhe lufta e tyre titanike i vuri në lëvizje gjithë diplomacinë botërore”, tha Thaçi.