Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e II-të të Diasporës Shqiptare, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.
Thaçi në këtë tubim edhe njëherë e përmendi territorin e Republikës së Kosovës, duke thënë se çështja e shkëmbimit të territoreve është çështje pazaresh dhe se nuk lejon që me tokë të Kosovës të bëhet Pazar.
“Ata që që flasin sot për territorin e Kosovës janë miqtë e Millosheviçit” shtoi Thaçi.
Presidenti në këtë samit foli edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës që sipas tij pati shumë kundërshtime edhe rreth kësaj teme.
“Edhe për themelimin e Ushtrisë kemi pas kundërshtime” theksoi Thaçi.
Thaçi pos tjerash tha se Kosova është e sigurt në perspektiven euroatlantike.







