Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Tiranë ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Ai me të arritur në kryeqytetin shqiptar është nisur drejt Presidencës së Shqipërisë ku po zhvillon një takim me homologun e tij Ilir Meta.

Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini pritet të arrijë në Tiranë në orën 16:30 ku fillimisht do të ketë një takim me nikoqirin e këtij samiti, Edi Ramën ndërsa më pas, pos presidentit kosovar, pritet të takojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
https://www.youtube.com/watch?v=rZLPlh7EFB8