Thaçi arrin në Gjykatën Speciale, sot dita e tretë e intervistimit

Ka nisur intervistimi i presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara, për të tretën ditë radhazi.

Thaçi nuk është deklaruar për media para hyrjes.

Për dallim nga para dy dite kur foli edhe para hyrjes, edhe pas daljes nga intervista, Thaçi dje nuk u deklaruar për medie.

Ndërkaq, para se të niste intervistimin të hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa aktakuzën për krime lufte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.