Fifi
Tha se e dëshiron në finale, pas eliminimit të Monikës Fifi bën këtë postim
Këngëtarja ditën e djeshme shprehu preferencën e saj për dy banorë e që ishin Donaldi dhe Monika.
Fifi tha se i dëshiron të dy në finale.
Megjithatë, ish-banores nuk iu plotësua dëshira, për faktin se aktorja, Monika Lubonja u eliminua mbrëmë.
Ndërsa, sot Fifi ka ndarë një imazh në Instagram bashkë me Monikën dhe vajzën e saj. “Ju du”, shkroi Fifi në mbishkrim duke iu bërë tag.