Tha që nuk e shihte dot me sy, Robert Berisha zbulon se kush e “detyron” të dëgjojë këngët e Tunës

Që Robert Berisha dhe Tuna nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin, e dinim prej kohësh, madje para ca kohësh të dy do të shpërthenin në deklarata kundra njëri-tjetrit, por pavarësiht kësaj kantautori i njohur nuk e ka aspak problem të dëgjojë këngët e ish-kunatës së tij. Dhe pas gjithë kësaj, fshihet vajza e tij Renée.

I ftuar në “E Diell”, ai ka rrëfyer se kur bëjnë xhiro me makinë babë e bijë, të voglës i pëlqen t’i përzgjedhë vetë këngët dhe ato që preferon më shumë janë këngët e Tunës.

“Unë dal shpesh me vajzën time dhe bëjmë xhiro me makinë. Ajo vendos këngët që do vetë dhe ato këngë janë të albumit të Tunës”, -është shprehur ai. I pyetur nëse i dëgjon edhe ai, këngëtari ka thënë: “Po, më pëlqen t’i dëgjoj. Mua përherë më ka kënaqur muzika e mirë dhe ai album ka këngë të bukura.”