Në mungesë të dasmave, kryeministri në detyrë Albin Kurti e avancoi tezakun e tij, me shkollë të mesme, në KOSTT, ani pse ai punonte aty që në 2011-ën.

Për t’u kthyer në retrospektivë, kujtojmë skandalin e 16 tetorit të 2024-ës, me mesazhet e publikuara ku për urgjencat brenda KOSTT-it, fillimisht lajmërohet Dejona Mihali, e cila zyrtarisht është koordinatore e komiteteve, mirëpo jo zyrtarisht duket se kontrollon çdo gjë dhe është kontakti i parë i informacionit, madje edhe për familjarët e kryeministrit Kurti. Kështu raportonin mediat në shkurt të këtij viti.

Thoni ju, pse po e sjellim në kujtim një publikim të muajit tetor të vitit të kaluar?

Këta emra – Genc Kunushevci e Ngadhnjim Jakupi, janë punëtorë të kamotshëm në KOSTT, mirëpo avancimet kanë ndodhur në fillim të këtij viti.

Tezaku i kryeministrit, mbështetja e të cilit për partinë vërehet qartazi në pothuajse çdo publikim të tij në rrjetin social Facebook, ishte punësuar në KOSTT që nga 1 marsi i 2011-ës ku kishte punuar si ndihmës administrator.

Mirëpo, ngritja e tij në detyrë erdhi vetëm me Kurtin kryeministër.

E Kunushevci sërish del në “dritë”, shkruan Ballkani.info.

Kësaj here, tezaku i ka dalë kundër Kurtit. Kundër sa i përket kandidaturës së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, i cili sot dështoi të merrte votat e nevojshme për t’u ngjitur në fronin e të parit të Kuvendit.

“Dimal Basha kandidat për kryetar Parlamenti? Astaghfirullah… ky nuk e din as ku osht dera e Kuvendit, e lëre më me udhëheq”, ka shkruar Kunushevci. /Ballkani.info/