Teutë Rrusta: Më nuk po diskutohet nëse do të ketë apo jo Asocicacion, por cilat janë kushtet

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, duke komentuar kushtet e kryeministrit, Albin Kurti për Asociacionin, ka thënë se pranimi i parë i Asociacionit ka ndodhur.

Rrusta në Facebook ka theksuar se më nuk do të diskutohet a do të ketë apo jo Asociacion, por do të diskutohet vetëm për kushtet.

Ajo ka pyetur përkrahësit e VV-së se a do të qëndrojnë aty pas formimit të Asociacionit dhe sa do të revoltohen.

“Pranimi (i parë) ka ndodhur. Më nuk po diskutohet nëse do të ketë apo jo Asocicacion, por cilat janë kushtet për të. Kjo është zhvendosje tektonike. Pjesa tjetër është veç blerje e kohës, strategji.”

“Pyetja kryesore është se sa nga mbështetësit e partisë, që kishin besuar njëmend në të, kanë për të qëndruar aty e sa kanë për tu revoltuar e organizuar?” – ka shkruar ajo.

Ndryshe gjatë seancës të mbajtur të enjten, kryeministri Kurti ka prezantuar gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.

Postimi i plotë: