Ajo vitin e kaluar ishte pjesë e ballinës së “Usa Today”.

Edhe sot, aktorja Teuta Krasniqi ka dal në ballinë, por, sikur se vjet, edhe sivjet ajo nuk doli për ndonjë gjë të mirë, shkruan Ballkani.info.

“Usa Today” vëri foton e saj të shkëputur nga protesta kundër ndotjës së ajrit.

Teuta në Facebook ka hedhur fotografinë e ballinës duke thënë se i vjen shumë keq që përsëri e sheh veten në raportimin e një lajmi shumë të keq për Kosovën, pasi vendi po renditet në kryelistë të vendeve më të ndotura në botë.

“…kisha pas shume qef bile te kish qene naj shkrim i mire per vendin tone, ndonje arritje, gezim apo sukses i perbashket… por Jo. Viti i dyte qe jemi ne vendin e dyte ne bote, per ajer helmues… keq, shume keq…” janë ndër tjera fjalët e saj.

Kujtojmë që Teuta është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka ngritur zërin për ajrin e ndotur në Prishtinë./Ballkani.info/