Teuta luan ‘tenis’ me Apoloninë, kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh! Dorëzohet Vllaznia

Teuta është kampioni më i ri i Superligës së Shqipërisë në futboll pasi në xhiron e fundit të kampionatit e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1 Apollonia Fierin.

Ishte një luftë e ashpër deri në xhiron e fundit për titull ndërmjet Teutës, Vllaznisë, Partizanit dhe Laçit.

Teuta u shpall kampion me 66 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia në vendin e dytë që sot e mposhti Lacin në derbin e javës së fundit me rezultat 2-0.

Ndërsa kandidati tjetër për titull Partizani mposhti Bylisin me rezultat 4-2.

Nga liga kanë rënë Apollonia e Fierit dhe Bylisi kurse në barazh do të luajë Kastrioti.