Teuta Krasniqi reagon pasi u akuzua për keqtrajtim kafshësh

Teuta ka diçka për të thënë pasi një qytetare e akuzoi për keqtrajtim kafshësh.

Një qytetare përmes rrjetit social Facebook dje hodhi akuza ndaj aktores Teuta Krasniqi.

Ajo u akuzua për keqtrajtim kafshësh për një skenë filmi, me regji të Ilirjan Himajt, ndërsa producente ishte vet Teuta.

Postimi i plotë i Teuta Krasniqit:

“Prej dites se djeshme qenka bere nje akuze drejt produksionit ‘Filmtory’ i cili po xhiron filmin e metrazhit te gjate ‘Lekura e krokodilit’ me regji te Ilirjan Himaj dhe producente Teuta Krasniqi.

Keto ‘akuza’ totalisht te pa baza e pa asnje informacion te marre nga produksioni, qenkan bere me shume epitete te pahijshme duke shkruar qe ‘qeni eshte keqtrajtuar 🤦‍♀️ etj’

Ai qen gjate dites se xhirimit eshte ushqyer e trajtuar me kujdes e dashuri.

Veterinari ne menyre profesionale e ka fjetur ne menyre qe te xhirohet skena pa e munduar qenin dhe pas xhirimit qeni eshte zgju dhe gjithcka ka qene dhe eshte ne rregull me qenin.

Askush nga produksioni nuk eshte cmend qe me e lendu qenin e aq ma pak duke me pas mua producente qe jam extremisht e dedikuar per mireqenien e cdo kafshe.

Me duhet te shtoj edhe dicka vetem nga aspekti personal duke qene Vegan-e tash e tri vjet e gjysme:

Hipokrizia e disa njerezve eshte ajo qe me ben te ndjej neveri, ka shume mundesi qe ai person qe ka shpif ndaj nesh me lloj lloj epitete, gjate kohes sa ka qene duke shkruar ate status ( duke u thirrur ne mbrojtjen e kafsheve ) ka mundesi qe ka qene duke ngrene sendviq pule, ose sarma me mish viqi… sa e di faqja e ka emrin ‘te bashkuar per kafshet’ e jo vetem ‘te bashkuar per qen’, prandaj kish qene mire me marr me seriozisht misionin tuaj secili qe thirreni qe i doni kafshet. Nuk mund ti duash kafshet e ti hash ato, ose i don ose i han e s’te kerset per ndjenjat e tyre. Mos ja nisni me ksi pallavra ‘jo viqi e pula hahet e qeni jo se the qashtu e ka lon Zoti’ aman mos filozofoni, kafshet jane te barabarta, kane ndjenja dhe lidhje familjare njesoj, si viqi si pula si qeni si macja, i vetmi dallim eshte perceptimi juaj ndaj tyre. Prandaj para se te akuzoni dikend qe vertete i don kafshet, dikend qe i len jashte pjates se vet kafshet, dikend qe cdo dite ushqen qent endacak, dikend qe as nje mize nuk i ben keq, eshte mire te merreni me hipokrizine tuaj, me pjaten tuaj, me perceptimin tuaj e pastaj te drejtoni gishta.

Peace ✌️

p.s. pas pak postoj video live me qenin e shume perfolur i cili u shenderrua ne rolin kryesor te filmit”.