Aktorja shqiptare sot feston ditëlindjen.
Teuta Krasniqi një nga aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare sot feston ditëlindjen e 38-të.
Në mesin e urimeve të shumta që ka pranuar nga miqtë dhe familjarët veçohet ai i babait të saj Milazim Krasniqi, i cili me një kolazh fotografish i ka uruar gjithë të mirat vajzës së saj.
‘Urime ditëlindjen, oj çika jeme! Zoti të dhuroftë shëndet, suksese e mbarësi në jetë e në familjen tënde të bukur. Të duam shumë unë e mami jot’, ka shkruar ai.








