Deputetja

Teuta Haxhiu: Arbërie Nagavci dhe motra e saj po i plaçkisin mësimdhënësit

Në një intervistë me Ballkani.info deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka folur mbi shqetësimin e ngritur në Kuvendin e Kosovës, ku sipas saj po bëhet plaçkitje në trajnimin e mësimëdhënsve nga Organizata DRIT’ e cila udhëhiqet nga motra e deputetes Arbërie Nagavci.

Ajo në këtë intervistë për herë të parë komenton hulumtimin e KDI-së, në lidhje me udhëtimet e dhjetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e që këto udhëtime kapin shifrën 200 mijë euro. Pjesë e kësaj liste ishte edhe deputetja Haxhiu.

Tutje Haxhiu komenton mbarëvajtjen e seancave duke kritikuar opozitën ku sipas saj, pikërisht është LDK dhe VV të cilat po e vendosin interesin personal para interesit të qytetarëve.

Deputetja në fjalë, tregon gatishmërinë e AAK-së për t’i hyr garës në zgjedhjet e parakohshme, madje nuk e mohon mundësin për një koalicon ndërmjet AAK-së dhe PSD-së.

Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë:

Ballkani.info: E keni ngritur një çështje që ka të bëj me trajnimin e mësimëdhënsve, të cilët sipas juve po plaçkiten nga Organizata DRIT’,  na flisni për gjithë ecurin e kësaj çështje?

Teuta Haxhiu: Është hera e dytë që unë kam ngritur këtë çështje apo shqetësim. Hera e parë, kur e kam ngritur shqetësimin në Kuvend ka qenë pikërisht arsyeja e padrejtë, në fakt ajo çka ju ndodhë mësimëdhënsve po e tërhjek në dy paralele: së pari, në Universitetin e Prishtinës konkretisht në Fakultetin e Edukimit është një program Udhëheqja Arsimore, që studentët e ndjekin  për tre semestra që përfshijnë edhe pjesën tjetër d.m.th., dhjetë provime, plus gjysmë-semestri i bie tema e diplomës d.m.th., për dy vite gati Udhëheqja Arsimore dhe nuk njihet askund, nuk e di pse ekziston ky program atëherë, e në anën tjetër shqetësimi i im, dhe pikërisht aryeja që unë e kam ngritë këtë në Kuvend ka qenë, pse mësimëdhënsit sot paguajnë 250 euro për një trajnim që quhet Udhëheqja Arsimore, e që unë kam mbledhur të dhëna nga Ministria e Arsimit se sa janë trajnuar në këtë program dhe arsyeja pra pse i kam kërkuar të dhënat ka qenë pikërisht, pse të paguhet vet nga mësimëdhënsit 250 euro përderisa në Ministrinë e Arsimit, janë në buxhet qindra-mijëra euro për trajnimin e mësimëdhënsve. Pas çështjes së parë që e kam ngritur në Kuvend, shoh që një organizatë e cila për mua ishte pa të dhëna të shumta, Organizata Drit’, shoh më vonë që mësimëdhënsit vet m’i dërgojnë të dhënat, kërkesat e vazhdueshme të kësaj organizate, që ju shkojnë nëpër profile të mësimëdhënsve në rrjetet sociale e ku di unë, do të thotë të cilat i disponoj, sepse mi dërgojnë vet mësimëdhënsit dhe kjo organizatë udhëhiqet nga Krenare Lleshi, që ishte motra e deputetës Arbërie Nagavci. Dhe, pikërisht deputetja Ngavci është trajnere e këtij program. Në çertifikatat që në fund i marrin është nënshkrimi  i një zyrtari në kuadër të MASHT-it, dhe i bëj pyetje edhe ministrit pse me ndodhë kjo? Për mua është krejt e pavlefshme në kuptimin pse ju imponohet mësimëdhënsve ky program, vetëm që në konkurset për drejtorë, është kriter dhe në anën tjetër sa i ndihmon kjo ngritjes së cilësisë. Hy e shoh gjithë materialin nuk është se i ndihmon ngritjes së cilësisë, por është për program që sa do që unë nuk flas për përmbajtjen në kuadër të atij programi për udhëheqje arsimore. Pra, edhe njëherë këto shqetësime unë i kam marrë pikërisht nga mësimëdhënsit dhe tani dy herë unë e kam ngritur në Kuvend, dhe mbrëmë e shoh edhe një storie të shqetësimit të studentëve, e thashë edhe njëherë që kryejnë masterin, tani me këtë unë kam kërkuar edhe nga ministri i arsimit, i cili në takimin e 12 dhejtorit në këtë komision (e kam në proces verbal), i cili thotë nuk do të ketë më thirrje nga OJQ-të për mësimëdhënës, gjë të cilën unë pas disa dite i kam të dhënat që mi dërgojnë prapë që kjo ka ndodhë prapë edhe pas asaj ditë që ministri e ka thënë që kemi marrë një vendim apo ku di unë, një argument që iu ndalojnë mirëpo nuk kam pa diçka të tillë konkretisht , mirëpo për mua edhe njëherë po them që ju bëj thirrje gjithë mësimëdhënsve mos të bijnë në lajthitje por të kërkojnë, po trajnime, sepse ka buxhet nga MASHT-i, por mos të paguajnë vet.

Ballkani.info: Mendoni që MASHT-i e ka në dorën e vet për ta rregulluar këtë çështje?

Teuta Haxhiu: Ministri e ka thënë që është duke punuar për një udhëzim administrativ, që të rregullojë çështjen e përzgjedhjes së drejtorëve, kjo vërtetë është shqetësuese e kam thënë disa herë edhe përzgjedhja e drejtorëve në Kosovë, nuk është në mënyrën më të mirë profesionale, është më shumë politike, sepse fatkeqësisht janë ligjet të cilat iu lejojnë kryetarëve të komunave që të zgjedhin drejtorët e shkollave. Kuptohet të gjithë i kanë ato komisionet, mirëpo ne i shohim që në fund të fundit, shumica janë politik. Në këtë drejtim po presim një udhëzim administrativ të ministrit, që uroj që të del sa më parë, e që kjo çështje të përfundojë, por paraprakisht unë bëj edhe një herë thirrje përmes mediumit të juaj që mësimëdhënsit mos të paguajnë para nga xhepi i tyre me ato paga që nuk janë dinjitoze (për mua personalisht), duke qenë që edhe vet vij nga fusha e arsimit, pra mos të paguajnë asnjë cent.

Ballkani.info: Si ka arritur që Organizata DRIT’ të kualifikohet nga MASHT-i për të trajnuar mësimëdhënsit?

Teuta Haxhiu: OJQ-ja në fjalë është e pajisur me dokumente, është e çertifikuar në ministri. Por ka arritë, për mua personalisht, përmes një lidhjeje të shkurtër në mes të deputetës Arbërie Nagavci, në mes motrës së saj, Krenare Lleshi, në mes zyrtarit në ministri dhe, duhet me urgjencë të ndryshohet ai udhëzim administrativ, i cili pra iu ka lejuar, ka çertifikuar edhe këto organizata dhe kjo të bëhet përmes institucioneve, të bëhet përmes vet MASHT-it sepse ka inspektor në MASHT, pikërisht në Departamentin e Inspektoriatit të cilët janë të përgatitur, por nëse është nevoja le t’i trajnojnë mësimëdhënsit e mos të shpenzohet buxheti i mësimëdhënsve individual apo familjar për të marrë trajnime të tilla, përderisa është një buxhet i ndarë në MASHT.

Ballkani.info: Në lidhje me këtë çështje a ka pas reagime nga MASHT-i?

Teuta Haxhiu: Fatkeqësisht, nëse mundem me thënë në mënyrën më të ulët, kolegia ime deputete Arbërie Nagavci, të cilën e njoh mirë sepse vijmë nga e njëjta zonë, ka shkruar diçka në profilin e vet Facebook, e cila kurgja hiç nuk ka thënë për atë plaçkitje që po iu bën mësimëdhënësve, nuk flet asgjë po flet për anën tjetër të trajnimeve që ajo i ka trajnerët. Unë, nuk dua të lëshohem në atë aspekt sepse vet personalisht kam rreth 2700 orë trajnime, kam diku 37 çertifikata por nuk dua të flas për atë pjesë fare, nuk po më intereson. Unë flas për aspektin e plaçkitjes që po iu bëjnë mësimëdhënsve, pra individëve të caktuar. Me këtë rrjet duhet sa më parë të mirret dikush, pra me zbulimin dhe me ndërprerjen, me një fjalë të kësaj plaçitjes që po iu shkon në profile mësimëdhënsve, dhe ata po ndjekin trajnime duke tentuar për tu avancuar.

Ballkani.info: Po vet Krenarja a ka bërë ndonjë reagim?

Teuta Haxhiu: Nuk kam pa diçka.

Ballkani.info: D.m.th., asnjë email zyrtare nuk keni pranuar?

Teuta Haxhiu: Jo, në asnjë mënyrë. Në përjashtim siç e thashë Arbërie Nagavci, e cila ka bërë një postim në profilin e saj, në Facebook. Një postim që është krejtësisht politik, që nuk ka folur asgjë me temën. Edhe njëherë po them, fare nuk më kishte interesuar kush është Krenare Lleshi, dhe sinqerisht në moment të fundit më kanë dërguar të dhëna që është pikërisht motra e Arbëries. Dhe, duke qenë vet Arbëria trajnere e Organizatës Drit’e cila udhëheqet prej motrës së saj, kjo dhe ka të tjerë, mirëpo edhe njëherë po them krejt ajo që është zyrtare është e çertifikuar, krejt në rregullë. Por, a duhet që OJQ-të dhe ajo lidhja e shkurtër në mes qoftë deputetëve apo edhe zyrtarëve tjerë të lartë që gojën plotë e kanë, që znj. Nagavci më së shumti flet ndoshta për korrupsion e gjëra të tilla, e në anën tjetër, vet po arrin kulmin në këtë aspekt të korrupsionit. Po të shohim pasurinë dhe të hyrat nga i ka znj. Nagavci, edhe të shohësh qoftë banesën apo makinën a po gjëra të tjera, nëse e sheh kah e ka marrë pasurinë, vërtetë duhet me u hulumtuar.

Ballkani.info: Sipas hulumtimit të fundit të KDI-së, duke e publikuar një shifër rreth 200 mijë euro të shpenzimeve të udhëtimeve të 10 deputetëve, ku krah emrave në listë figuron edhe emri i juaj. Si e komentoni këtë?

Teuat Haxhiu: Sinqerisht nuk dua të komentoj, dhe s’kisha dashtë me e komentuar. U çudita, për shkak që e pash emrin tim. Po të ishte një realitet, nëse vërtetë të gjithë 120 deputetët, emrat e deputetëve janë të rënditura ashtu siç e kanë bërë hulumtimin, unë kisha me thënë krejt në rregullë. Por, i kisha ftuar edhe KDI-in e cila ka bërë hulumtimin që të pozicionohen siç është pozicionuar z. Driton Selmani me kohë në politikë, le të pozicionohen mos të bëjnë komente politike, krejt për mua janë politike sepse janë të dhëna, deputetët nuk mund ti fshehin këto, mirëpo u mundova me e kujtuar se ku kam qenë brenda kësaj kohe; me grupin e grave deputete kemi qenë në Mal të Zi, nëse s’gabohem në Tetovë  d.m.th., kanë qenë vizita që nuk arrija me i kujtu. Megjithatë, krahasuar me duputetët e opozitës edhepse jam e fundit me pesë udhëtime zyrtare, më duhet më i gjetë, nuk e di saktë ku kam qenë por kryesisht vet organizata nëse s’gabohem KDI-ja apo dikush tjetër na ka ftuar dy ditë deputetëve, një i pozitës një i opozitës me qenë në Shqipëri, njëherë, ajo mu kujtua, me komisionin për të drejtat e njeriut më duket edhe njëherë në Shqipëri, por këto kanë qenë vizitat. Mirë kishte qenë, me pas sa më shumë vizita pse jo me interes qoftë për ligje apo tema të caktuara, me qenë edhe jashtë shtetit mirëpo po them edhe njëherë iu kisha bë ftesë që të dalin zyrtairsht të pozicionohen në subjekte politike prej nga po anojnë. Unë do të gjej gjithë raportin edhe kam me i shikuar se vërtetë a jam unë ajo në rënditje duke i përfshirë të gjtihë deputetët. Me plotë bindje e them që nuk është e saktë kjo rënditje, por është komplet politike.

Ballkani.info: Mendoni që deputetët tjerë kanë bërë shpenzime më të mëdha se ju dhe emrat e tyre nuk figurojnë në këtë rënditje?

Teuta Haxhiu: Jam shumë e sigurtë, që ka deputet që janë larg të gjithave shpenzimeve tjera edhe ku me ditë ndoshta kisha mundur me u rënditur ndër të fundit unë, por megjithatë po them edhe njëherë, i kisha ftuar që të pozicionohen në parti politike, prej nga po anojnë.

Ballkani.info: T’i kthehemi punës së Kuvendit të Kosovës. Si i komentoni zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës?

Teuta Haxhiu: Sinqerisht nuk është vetëm legjislatura e fundit por edhe legjislaturat e parafundit, nuk është që Kuvendi ka pasur një organizim të mirë dhe në kryerjen e obligimeve që kanë deputetët, si përfaqësues të popullit. Në anën e parë që kisha dashtë me e theksuar është mos votimi i deputëtëve për një çështje për ligje të caktuara apo për çështje të caktuara, do të thotë qoftë kundër qoftë për apo qoftë apstenim. Kjo do të duhej të ndodhte me rregulloren e Kuvendit që deputetët të obligohen që të kryejnë njërin prej votimeve, do të thotë nuk është gjë që nuk ka ndodhur edhe kur kemi qenë ne në opozitë mirëpo fatkeqësisht, kjo mendoj shumë e padrejtë. Prandaj, në qoftëse shohim Qeverinë Haradinaj, dhe e krahasojmë me qeverinë e kaluar apo qeveritë e kaluara, për të gjithë ata që dojnë me e kuptuar drejtë është qeveri që ne shpesh jemi ankuar që qeveria nuk sjellë ligje në Kuvend, e në fakt është një qeveri që ka më shumë se 120 ligje, nëse nuk gabohem, apo ndoshta tani kanë arritur akoma më shumë, të cilat i ka përcjellë për Kuvend. Ne, kemi arritur me e përcjellë qoftë edhe në lexim të dytë por jo mjaftueshëm, pra janë shumë ligje të cilat presin në radhë, të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve. Pra, ajo çka ka ndodhur me Qeverinë Haradinaj, e çka i mungon kësaj qeverie është modestia e Kryeministrit Haradinaj për të promovuar gjithë atë punë që e bën, është natyra e tij ngase e njoh si fëmijë pra prej shkollës fillore. Të tjerët shpenzojnë ku me ditë sa buxhet, për të bërë një promovim . Pos ligjit për ushtrinë, ligji për Prishtinën, i cili ka pritur vite e vite, nuk kanë pasur guxim ta sjellin në Kuvend. Prona e pallatit të Rinisë, kalimin në kompetencë të Komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Ksoovës. Pastaj, ligjet të cilat ua kanë mundësuar komunave që të kenë qasje nëpër pronat për t’iu kthyer sepse kanë pasur shumë problem të gjitha komunat pothuajse, në Kosovë, me pronat të pamjaftueshme dhe çështjet e tjera dhe vendimet të cilat kuptohet publike çdo ditë janë çështje të cilat kanë ndikuar direkt në jetën e qytetarëve. Po e them edhe njëherë një “sulm i shtrigave” po ndodhë fatkeqësisht, mirëpo është një qeveri që është më transparentja, që kjo qeveri nuk po ndalet asnjëherë, askush nuk është i përkryer, mirëpo Kuvendi nuk po i kryen obligimet e veta.

Ballkani.info: Në këtë vorbull politik, a ka gjasa që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, meqenëse zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ka drejtuar kritika për shkak të vonesave të procedimit të projektligjeve sidomos të atyre që i përkasin fushës së drejtësisë.

Teuta Haxhiu: Së pari secili deputet do të duhet ta ndiente përgjegjësinë individuale që ka. Kur them përgjegjësi individuale është besimi që ta kanë dhënë qytetarët, e që është një përgjegjësi shumë e madhe që unë sinqerisht e ndjej veten tepër të ngarkuar me atë përgjegjësi që kam marrë, është besim i qytetarëve. Keni pa seancën e fundit të thirrur nga opozita konkretisht nga LDK dhe VV, e cila ishte krejtësisht politike. Ne jemi subjekte politike, mirëpo asnjëherë nuk thanë diçka që nuk është  thënë publikisht  prej kryeministrit Haradinaj, po flas sepse e kam edhe kryetar të partisë, i cili ka qenë shumë i qartë në këtë temë. Pastaj, thirrja e z. Hoti si shef i grupit parlamentar të LDK-së, që të gjithë deputetët janë kundër temës të cilën e ka ngritë presidenti Thaçi, atëherë për çka të bëjmë një debat të kot, e në fund të fundit i ngulin këmbët në një pikë të propozuar dhe nuk harmonizojnë, nuk kërkojnë, nuk presin, nuk lejojnë harmonizim të rezolutave të ciilat janë në të njëjtën frymë po janë shumë më në detaje, edhe propozimet qoftë pozitës por mbi të gjitha duhet ta përmendim rezulutën e PSD-së që është parti opozitare, që ka qenë qysh në korrik e që LDK-ja dhe VV-ja e kanë thënë shumë herë, fare nuk kanë qa kokën për këtë rezulutë, e që ka qenë më në detaje, dhe më e mira. Po të kishin interesin e qytetarit para interesit politik të grupeve, do të thirrnin seancë për ta harmonizuar një rezolutë  me dy-tri pika dhe krejtësisht, pra mendimet e gjithë deputetëve të jenë në ato tri pika. Interesi i tyre është për të bërë zhurmë për asgjë dhe në fund të fundit e kanë interes për tu kthyer në Kuvend, sepse vërtetë kanë hy në një rrugë qorre.

Ballkani.info: Cili është qëndrimi dhe opsioni i AAK-së kundrejt idesë së presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve?

Teuta Haxhiu: Qëndrimi i jonë si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, si grup parlamentar i subjektit tonë n’përgjithësi, pra është ai i Kryemninistrit Haradinaj. Ne, në forumet tona e kemi diskutuar vazhdimisht dhe është po i njëjti qëndrim që të gjithë qoftë edhe anëtarët e thjeshtë të AAK-së e kanë këtë qëndrim. Dhe, tani gatishmëria e Kryeministrit Haradinaj, për të formuar një ekip të qeverisë për të marrë një përgjegjësi qeveria por jo një individ, jo si kryeministër por si qeveri, pra duke i lënë hapësirë të gjithave subjekteve politike se është në interesin nacional, nuk është interesi i subjekteve politike këtu. Pra, për të marrë përgjegjësi dhe për mos me qenë vetëm spektator opozita, siç ka ndodhur herave të kaluara kur janë arritur shumë marrëveshje dhe ne i kemi diskutuar apo kemi ngritur çështjet e pasojave me të cilat jemi ballafaquar, pra pas nënshkrimit të marrëveshjeve. Pra, hapat apo transparenca e Qeverisë dhe kërkimi, se tek fundja qeveria do të dërgonte një ekip për bisedime pa e pyetur fare Kuvendin, por në fund të fundit ato marrëveshje kanë me ardhë me u ratifiku në Kuvend, dhe çasja pozitive e Kryeministrit Haradinaj ka qenë; ‘ja ekipi votoni e propozoni’, edhe emra të tjerë kush të don  le të diskuton edhe për emra të përveçshëm, qoftë të propozuesit të Qeverisë për të udhëhequr këtë ekip, po kushdo qoftë pra të gjitha ato duhen me ndodhë në Kuvend. Keni pa që nuk është diskutuar në këtë drejtim, nuk ka qenë gatishmëria, kjo tregon edhe njëherë joseriozitetin dhe qasjen e gabuar që ka në këtë rast opozita. Pra, qëndrimi jonë nuk ndryshon, jemi shumë të qartë që askush nuk e ka të drejtën të hap çështje të shkëmbimit apo tema që i  ka ngritur presidenti Thaçi. Pra, edhe njëherë Kuvendi duhet të merr rolin e vet që e ka të garantuar. Në fakt, nuk ka qenë i gatshëm Kuvendi, nuk kanë qenë të gatshëm deputët, pra për të marrur atë përgjegjësi për të cilën janë të thirrur, dhe për të cilën janë votuar.

Ballkani.info: A mendoni që AAK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Teuta Haxhiu: Pra, edhe njëherë po e them zgjedhjet e parakohshme kurdo që ndodhin, AAK-ja është e gatmshme t’i hyjë garës. Sepse kemi çka të tregojmë, Qeveria, ka punuar megjtihatë edhe njëherë po e them, që nuk janë të gatshëm subjektet opozitare për zgjedhje. Në radhë të parë opozitarja  LDK-ja, nuk është fare e gatshme, se e kemi pa garën e brendshme; se, kush do të jetë i pari i subjektit, kemi pa që brenda Kuvendit kush hidhërohet e kush ulët prapa e herë pas, edhe kanë tema të ndryshme.Pra, gara e brendshme e tyre po reflekton dhe nuk duhet me u refektu në punën e kuvendit. E dyta, është partia opozitare e cila është ndarë edhe ka pasur një ndarje më të thellë që ka paraparë politika në Republikën e Kosovës, që pas luftës, dhe ajo ndarje po vazhdon. Dhe, janë gjëra të cilat kanë ndodhur aty brenda VV-së, që janë shqetësuese për qytetarët. Gjëra të cilat ndoshta nuk i kishim marrë me mend dhe tani kjo ndarje dhe tema të cilat janë të brendshme, po them edhe njëherë po i reflektojnë në punën e Kuvendit. Unë jam e sigurtë, që ata në radhë të parë nuk janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

Ballkani.info: AAK-ja ka shënuar rritje, nëse iu referohemi zgjedhjeve të fundit, në marrjen e disa komunave. A ka ndikuar posti i të parit të kryeministrit?

Teuta Haxhiu: AAK-ja ka një votues i cili është besnik dhe ka rrugëtuar vite e vite duke qenë në opozitë. Tani, angazhimet e strukturave në përghithësi, i të gjithave forumeve janë të përditshme, dhe ne nuk është që ndalemi ose mbyllemi për të mos shkuar në terren, shumë herë ndoshta edhe pa media. Politikat tona nuk janë shumë mediatike, për shkak se nuk është e mirë me përfitu mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër. Takimet me qytetarë, personalisht po e them nuk është që i bëj shumë herë publike, për shkak që janë tema shumë të ndjeshme, që unë i takoj për të mos thënë çdo ditë.

Ballkani.info: Kush do të ishin partnerët që do të mund të hynit së bashku në zgjedhje?

Teuta Haxhiu: Tani ky është një mendim i imi, sado që unë jam nënkryetarja e parë femër e AAK-së, do të thotë ne po punojmë si subjekt vetëm d.m.th., jemi në terren çdo ditë, që Aleanca të rrugëtojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo, të kuptohet të gjitha këto fryma, të gjitha këto subjekte politike në Kosovë, në fund të fundit qoftë para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve, ne mund të kemi pika të përbashkëta me subjektet e ndryshme politike. Pra, fillimisht jemi duke punuar që ne të dalim vetëm si subjekt sepse kemi kërkesa prej vet elektoratit tonë, mirëpo të shohim se kush mund të jetë afër. Keni pa që nëse ke hy në qeveri siç ka qenë kjo Qeveria Haradinaj, me shumë subjekte politke, me shumë kërkesa dhe unë them që edhe vet personalisht i kam pas dilemat për shkak se të diskutohet shumë herë numri i zëvendësministrave, nuk është që ka qenë vullnet as gatishmëri as e Kryeministrit Haradinaj, mirëpo ka qenë pra një grup i madh i shumë subjekteve politike dhe fatkeqësisht, subjektet të cilat e kanë një autobus elektorat kanë marrë tri – katër ministri dhe kjo është e pa drejtë që ndodhë në Kosovë. Do të duhet të mendohet pra me drejtimin e bërjes së koalicioneve të mëdha, në mënyrë që të kemi jo shumë subjekte politike.

Ballkani.info: Është folur për një parakoalicion zgjedhor ndërmjet AAK-së dhe PSD-së, a është e vërtetë kjo?

Teuta Haxhiu: Asgjë nuk mundem me e konfirmuar. Kemi marrëdhënie shumë të mira me PSD-në, një qasje shumë pozitive, që duhet ta kenë të gjithë deputetët në Kuvend.  Mirëpo, shkaku që po afrohen ata nga ne apo ne nga PSD-ja, mirëpo ata e kanë një qasje të cilën ne do ta mendojmë në të ardhmen, momentalisht nuk kemi diçka zyrtare, nuk kemi diçka që kemi biseduar në nivelet më të larta. Kemi marrëdhënie shumë të mira, unë personalisht me shumicën mos të them me të gjithë deputët e PSD-së, dhe e vlerësoj punën e tyre dhe them që është brumi i deputetëve që kanë qenë në VV-je.

Ballkani.info: D.m.th., nuk përjashtoni koalicionin AAK dhe PSD?

Teuta Haxhiu: Nuk përjashtoj asnjë mundësi, mirëpo këtë e shohim në forumet tona të subjektit politik. Momentalisht ata e kanë një qasje kontruktive jo për shkak të pozitës, jo për shkak të qeverisë, por për shkak të subjektivitetit të tyre dhe politikave të tyre që i kanë dhe që po i promovojnë, dhe e them edhe njëherë është një prej subjekteve që po tregon një seriozitet në Kuvendin e Kosovës.

Intervistoi Mihane Hoxha / Ballkani.info