Teuta dhe Afrona darkuan 3 orë së bashku, Blero tregon si u takuan ato

Jeta private e këngëtarit Blero ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendje. Pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi, Blero nisi një lidhje dashurie me modelen Afrona Dika, me të cilën tani është i martuar

Blero dhe Teuta, janë shprehur se vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie miqësore për hir të vajzës Tara, ndërsa së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari rrëfeu dhe një fragment të takimit të Teutës dhe Afronës.

I pyetur se a do të dilte në një darkë të përbashkët me Afronën dhe Teutën e bashkëshortin e saj, Blero ka treguar se do ta bënte këtë.

“Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, ka thënë Blero.