lodhje

Tetë arsye se përse tërë kohën ndiheni të lodhur

A ndjeheni të lodhur vazhdimisht? Epo, nuk jeni të vetmit. Çdo i dyti amerikan raporton se ndjehet vazhdimisht i lodhur gjatë javës, dhe zbulimet kanë treguar se një në tre të rritur nuk bënë gjumë të mjaftueshëm. Në mes shkollës dhe punës, familjes dhe shoqërisë, dhe të gjitha komuniteteve tjera ne jemi duke u mashtruar, është e lehtë për tu ankuar për jetën e ngarkuar dhe lodhjen e vazhdueshme.

Por nëse jeni duke pyetur veten vazhdimisht, “Pse jam i lodhur vazhdimisht”, jepni vetes rreth dy ose tri javë për të bërë ndryshime në jetën tuaj: rregulloni planin për të dal, pakësoni ngarkesat në punë, dhe provoni të flini më shumë. “Nëse jeni duke i ndjerë simptomat e njëjta të lodhjes edhe pas këtyre ndryshimeve, atëherë ju duhet një ndihmë profesionale”, thotë Sandra Adamson Fryhofer, transmeton Telegrafi.

Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e problemeve me të mëdha me shëndetin  që mund të trajtohen.

Këtu mund të gjeni disa shenja që mund t’ju shpjegojnë problemin tuaj.

Hulumtuesit kanë duke zbuluar arsyet pse jeni të lodhur vazhdimisht dhe është e lehtë për t’i kontrolluar, dhe ju duhen vetëm disa ndryshime të vogla ditore për t’i ndryshuar.

Jeni duke fjetur në dyshek dhe jastëk të vjetër

Federata Nacionale e Gjumit rekomandon ta zëvendësoni dyshekun çdo 9 apo 10 vjet, dhe jastëkun çdo vit.

Dhoma juaj është shumë e nxehtë

Një mënyrë plotësisht natyrale e largimit të aromës të pakëndshme nga këmbët

Një dhomë e nxehtë mund të jetë e vështirë për të rënë në gjumë (dhe të qëndroni zgjuar).

Jeni duke shpenzuar shumë kohë në telefon

Duke i ekspozuar sytë para dritës gjatë natës ndalon së prodhuari metaloninë, hormonin e gjumit. Për gjumë optimal, bëjeni dhomë të gjumit zonë pa wi-fi.

Jeni duke përdoruar alkool për t’ju ndihmuar të flini

Patjetër, se një gotë verë mund t’ju shpie deri në ishullin e ëndrrave. Problemi është se alkooli mund ta bëjë gjumin më të keq. “ Përgjatë orëve të para, metabolizmi me alkool prodhon gjumë që parandalon gjumin që është më çlodhës.

Nuk jeni duke konsumuar ujë mjaftueshëm

A e keni vërejtur ndonjëherë se kur jeni duke u ndjerë i lodhur, ju me siguri nuk keni pirë asnjë gotë me ujë për ca kohë? Kjo nuk është e rastësishme, të qenit i dehidratuar mund të jetë faktori kryesor në ndikimin e gjendjes tuaj dhe nivelit të energjisë. Hulumtuesit besojnë se pjesë të trurit tkurren kur nuk kanë lëngje. Gjithashtu  nuk ju duhet që të jeni shumë të dehidratuar për ti përjetuar këtë simptoma të njohura. Ju do të filloni të ndjeheni të lodhur edhe nëse jeni vetë pak të dehidratuar, dhe zbulimet në Amerikë kanë gjetur se 75 % e amerikanëve nuk janë duke marrë ujë të mjaftueshëm. Është lehtë për ta trajtuar dehidrimin: vetëm pini më shumë ujë.

Problemet shëndetësore që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të lodhur

Jeni duke shkuar në shtrat më herët çdo natë, dhe keni përmirësuar dietën tuaj dhe prapë ndjeheni të lodhur? Nëse jeni të lodhur edhe pse keni ndryshuar mënyrën e jetesës, atëherë është koha për të vizituar doktorin, për problemet e mëparshme shëndetësore.

Anemia

Lodhja e shkaktuar nga pagjumësia është si rezultat i mungesës së qelizave të kuqe, që e sjellë oksigjenin nga mushkrit deri tek indet dhe qelizat. Ju mund të ndjeheni të lodhur dhe pa frymë. Anemia mund të shkaktohet si rezultat i mungesës së vitaminave, mungesës së gjakut apo ndonjë sëmundje kronike siç është artritisi, kanceri ose dështimi i veshkave.

Diabeti

Më shumë se një milion e njerëzve janë të diagnostikuar me dy lloje të diabetit çdo ditë, por edhe shumë të tjerë nuk e dinë se e kanë. Sheqeri, i quajtur edhe glukoza, është furnizues që e mban trupin tuaj. Dhe ky është një problem për njerëzit dhe llojin e dytë të diabetit që nuk mund ta përdorin glukozën vazhdimisht, duke e shkaktuar atë në gjak. Pa energji të mjaftueshme për ta mbajtur trupin tuaj në funksion, njerëzit me diabet shpesh vërejt për lodhje si një nga shenjat e para.