Testohet për herë të dytë për koronavirus punëtorja e Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë

Në mesin e 51 personave që janë konfirmuar të dielën mbrëma nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pozitiv me virusin korona në Kosovë, ka qenë edhe një rast nga qyteti i Pejës. Ajo është një punonjëse sanitare në Qendrën e Shëndetit Mendor në këtë komunë.

Megjithatë, ende nuk është i sigurt nëse ajo është pozitiv, pasi për herë të dytë i është marr mostra për testim, për shkak se në testin e parë ajo ka rezultuar negativ. Ndërsa rezlutatet e testit të dytë pritet të dalin sonte.

Testi për Covid-19 i është bërë dje asaj dhe familjarëve të saj.

Kështu ka thënë, Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci.

Ai ka thënë se punonjësja e Qendrës së Shëndetit Mendor tashmë është dërguar për në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë me rekomandim të institutit.

“Po, është një punonjëse sanitare në Qendrën e Shëndetit Mendorë në Pejë. Sot është dërguar për në Klinikën Infektive për tu shtri, për shkak të diagnozës, pra ka pas problem të tjera dhe disa komplikacione. Tash jemi duke e pritur rezultatin përfundimtar të Institutit Kombëtarë të Shëndetit publikë për personin në fjalë. Është bërë një test me herët në Klinikën Infektive edhe testi i dytë është bërë dje në shtëpi e pacientes, asaj edhe familjarëve të saj. Testi që është bërë dje akoma nuk ka dalur rezultatit, pritet sot me dal. Por pacienten e kemi dërguar në Prishtinë me rekomandim të institutit”, ka thënë Leci.