Testohen edhe 7 pacientë në Kosovë për koronavirus, këto janë rezultatet

Kanë rezultuar negativ shtatë rastet që po testoheshin në Infektivë për koronavirus.

​”Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus”, thuhet në njoftim.

Pas analizave të kryera, të shtatë rastet e testuar kanë rezultuar negative.

Siç njofton kumtesa, sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre.