Policia e Kosovës

Testimi për patentë shofer – arrestohen dy persona në Prishtinë për mashtrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, që ndërlidhen me çështjen testimit për patentë shofer.

Siç njofton policia tek njëri i dyshuar janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.

“Lidhur me rastin është arrestuar edhe pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar edhe një i dyshuar tjetër që për momentin ndodhet në arrati i cili dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërkaq rasti mbetet në hetime.

BONUS VIDEO| Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve