Testimet për Covid-19 mund të bëhen edhe në Laboratorin e Veterinarisë dhe Ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk është i vetmi institucion që ka kapacitete për kryerjen e testimeve.

Brenda këtij laboratori mund të bëhen testime për virusin Covid 19.

Laboratori i Veterinarisë dhe Ushqimit ka pajisjet e nevojshme dhe stafin për të kryer testime të mostrave për virusin korona.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se për t’u lejuar kryerja e testimeve në këtë laborator duhet të posedojnë një kërkesë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Të angazhuar në AUV janë edhe katër epidemiologë.

Po ashtu, Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë është direkt e përfshirë në menaxhimin e situatës pandemike në vend.

Vendimet për izolim, pastaj karantimin, urdhërat për dezinfektimin e hapësirave të caktuara e ka inspektorati sanitar i këtij institucioni.

Mirëpo, IKSHPK-ja ka kërkuar nga inspektorati shtimin e aktiviteteve këto ditë kur numrat e rasteve të reja po shënojnë rritje.

Thaci nga AUV tregon se inspektorët sanitarë gjatë këtyre muajve kanë qenë vazhdimisht të angazhuar duke shqiptuar masa administrative në bazë të ligjit.

Neni 43 dhe 44 I ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse saktëson kompetencat e inspektoratit sanitar kur përfshihen ndalimi I veprimtarisë së punës për personat me sëmundje ngjitëse, ndalimin e tubimit të personave në kohë pandemie, urdhërimin për izolim të personave me sëmundje ngjitëse, urdhërimin për masa tjera të përgjithshme në situatë pandemie.