Testikujt ndikojnë që meshkujt të sëmuren më rëndë nga koronavirusi

Koronavirusi mund të jetoj në testikuj, duke i bërë burrat të prirur për raste më të gjata dhe më të rënda të sëmundjes sipas një studimi të ri.

Studiuesit gjurmuan 68 pacient në Mumbai, Indi, për të studiuar pabarazinë gjinore të virusit, i cili ka infektuar në përgjithësi një numër më të madh të meshkujve në krahasim me gratë, transmeton Gazeta Shneta.

Dr. Aditi Shastri dhe Dr. Jayanthi Shastri, thanë se virusi bashkohet me një proteinë që ndodhet në nivele të larta në testikujt.

Kjo proteinë, e njohur si enzima konvertuese e angiotenzinës 2 ose ACE2, është e pranishme në mushkëri, traktin gastrointestinal dhe zemër, përveç sasive të mëdha në testikuj.

Por, pasi testikujt janë muret nga sistemi imunitar, virusi mund të streohet aty për një periudhë më të gjatë se në pjesët e tjera të trupit, sipas studimit.

Ata përcaktuan se sasia mesatare e kohës që pacientët femra pastroheshin nga virusi rreth katër ditë, ndërsa burrave u duhej rreth dy ditë më shumë për t’u rikuperuar.

Studimet e tjera kanë shpjeguar që burrat janë më të preksëm sepse kanë më shumë të ngjarë të pinë duhan, kanë tenstion të lartë ose vuajnë nga sëmundja e arterieve koronare.